• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Mes këngës dhe humorit, ja emrat e personazheve të njohur që udhëtuan në episodin e dytë të “Who Likes Tirana”

‘Who Likes Tirana’, videoprojekti që bën bashkë të famshmit për të promovuar destinacione fantastike përreth kryeqytetit ka publikuar ditën e djeshme episodin e dytë të saj. Në një udhëtim nga Farka në Lundër e Petrelë me pjesëmarrjen e emrave të njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar si: Rovena Dilo, Gerta Heta, Stivi Boka, Fioralba Dizdari, Ervin Telo, Iva Mere dhe Eraldo Rexho ‘Who Likes Tirana’ ka sjellë më nga afër të gjitha destinacionet të cilat duhet t’i vizitoni me patjetër në Tiranë.

Përveç bisedave miqësore teksa kanë eksploruar këto destinacione, mes personazheve të njohur nuk ka munguar as humori dhe muzika, që i ka shoqëruar përgjatë gjithë udhëtimit.

Me siguri destinacionet e radhës përreth Tiranës do të tregojnë të tjera bukuri ende të pavizituara nga të gjithë qytetarët./revistawho.com