Pas shumë vitesh lidhje e bashkëjetesë, Semi dhe Bojkeni nuk janë më bashkë. Dhe nuk bëhet aspak fjalë për një thashethem. Çifti që i lidhte sigurisht dashuria, por edhe muzika dhe bashkëpunimet e derimëtanishme e kanë bwrw ndarjen zyrtare. “Është një mik i imi. Shumë njeri i dashur i imi dhe kaq”, u shpreh sot Semi nga skena e “Këngës Magjike”.
Dhe mbase nuk është nga ato deklaratat sa për të kaluar radhën. Ndarja nuk duket nga ato të tipit “zhduku nga jeta ime për gjithmonë”. Ata vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, ku Bojkeni nuk ka fshirë asnjë foto të Semit. Ndarje mes të rriturish./revistawho.com