Gjatë mbrëmjes së sotme, Mërkuri do lëvizë nga Peshqit tek Dashi, një ndryshim që do ju japë më shumë sesa mendoni. Kur Mërkuri ishte tek ajo shenjë, ndihej konfuz dhe aspak transparent, kështu që ky ndryshim do jetë i mbarë. Shenjat do e ndjejnë gjithçka për mirë. Çdo bisedë që do bëni në vazhdim, por edhe mesazhet do jenë më të lehta, do mund të shpreheni pa pasur frikën e keqkuptimeve.
Ditë të lumtura do vijnë veçanërisht për Dashin, Binjakët, Luanin dhe Shigjetarin, të cilët do sistemojnë marrëdhëniet e tyre. Po ashtu Virgjëresha do ndjejë përmirsim të situatave për mirë.
Ama nëse i përket shenjës së Gaforres, Peshores apo Bricjapit do ndjesh nevojën të flasësh me kujdes. Mërkuri po ju sfidon mënyrën si mendoni.
Nëse je Dem merr një pushim nga ëndrrat dhe idetë. Ndërsa ti që i përket shenjës së Akrepit, do duash qetësi, nuk do duash të bësh qejf apo të jesh mes njerëzve.
Për ujorët këto ditë do jenë të qeta, do kemi njerëz më mendjehapur nga kjo shenjë të cilët do shijojnë me qetësi çdo gjë./revistawho.com