U mbajt mbrëmjen e sotme finalja e shumëpritur e “Love Story-t”, në një natë plot emocione për dy finalistet, Merin dhe Generdën. Pas 15 puntatash, Saimiri e bëri zgjedhjen e tij. Vajza që i ka rrëmbyer zemrën princit modern është Meri.
Saimiri e dha vendimin e tij në fund të spektaklit ku nuk munguan fjalët e dashurisë për bukuroshen Meri.
Saimiri dhe Meri e patën takimin e finales në Romë, ku shkëmbyen edhe puthje.
Ndërsa takimin me Generdën, Saimiri e zhvilloi në Stamboll, ku gjithashtu i dhuroi një puthje. Megjithatë u shpreh se zemra e tij ka drejtim tjetër duke zgjedhur në fund Merin.