Kader nuk e ka të lehtë të shpëtojë nga Ezhderi. Feride dhe Ali ndjekin një rast të tmerrshëm të një fëmije. Ali e ka të vështirë t’i afrohet Ejlylit për shkak të Toprakut i cili tregohet shumë protektiv ndaj saj. Songyl dhe Gynej janë të lumtur me jetesën në shtëpinë e re por Selen është e pakënaqur me jetën që bën i biri. Ajo i fton të dy të jetojnë në shtëpinë e saj por Gynej nuk pranon dhe i tregon se ata duhet të kujdesen për Zehrën. Selen zihet me Zehrën dhe e kërcënon. Ndarja nga jeta e Harikës lë një hidhërim të thellë tek Maxhide. Meral ndërkohë mbetet pa përgjigje mbi vendndodhjen e Kaderit duke qenë se gjithë këtë kohë priste zgjimin e Harikës. Maxhide fajëson Meralin për vdekjen e Harikës dhe thotë se ajo do ta paguajë këtë që bëri./revistawho.com