Serkan i tregon Xhemresë se nëna e tij e dinte për paratë e vjedhura. Meral futet në burg dhe e përjeton shumë keq këtë. Nazan kërkon ndihmën e Kemalit pasi i duhet numri i telefonit të Ejlylit për të gjetur Serkanin. Kemal nuk e ndihmon Nazanin por ajo gjen ndihmë nga Byshra. Xhemre bind Serkanin të kthehet në shtëpi. Songyl zihet me të atin pasi ky i fundit e qorton për marrëdhënien e saj me Gynejin dhe faktin që vjen vonë në shtëpi. Songyl i tregon se mikesha e saj është futur në burg pas një aksidenti por i ati i kërkon të shkëputet nga mikeshat tani që është larguar nga jetimorja. Songyl indinjohet kur dëgjon të atin. Ky i fundit tenton t’i gjuajë të bijës. Meral tenton të vrasë veten në burg por ndalon kur kujton të ëmën. Mert zgjohet nga koma. Mesude fillon të përmirësohet./revistawho.com