Ali sqaron Ejlylin dhe Toprakun për punën e bastit. Vajzat arrijnë të sigurojnë paratë për lirimin e Meralit. Meral rikthehet në burg dhe sulmohet sërish. Vajzat tronditen kur mësojnë se Meral është sulmuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Kader shkon në spital por përballet me zemërimin e shoqeve të saj të cilat e fajësojnë për gjendjen në të cilën ndodhet Meral. Kader ndihet keq pas kësaj që i ndodhi Meralit. Doktori njofton të gjithë se gjendja e Meralit është përmirësuar. Nazan vendos të hapë një agjenci mode dhe Serkan i sugjeron të punësojë Xhemrenë. Kader shkon të shohë Meralin në spital dhe përballet me të. Përballja mes tyre është e ashpër dhe nuk e falin njëra-tjetrën./revistawho.com