• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Meral në rrezik, Kader bie në gjurmët e së vërtetës, këtë javë në “Lule të vetmuara”

Vajzat mësojnë se Serkan ka kancer dhe po e mban të fshehtë sëmundjen e tij. Ato mundohen të mos e tregojnë në sy të Serkanit që tashmë e dinë të vërtetën. Ejlyl ndodhet në rrezik për jetën por Ali e shpëton.

Kader gjen foton e nënës së saj në shtëpinë e Meralit. Ajo vendos të zbulojë kush është babai i saj ndërsa Meral bën gjithçka për ta parandaluar.

Nuk zgjat shumë dhe Serkan mëson se të gjithë e dinë për sëmundjen e tij. Gynej i realizon një ëndërr Serkanit.

Ky i fundit është në një fazë kritike të sëmundjes dhe përfundon rëndë në spital. Çfarë do ndodhë me Serkanin? Na mbetet ta mësojmë këtë javë me episodet e reja në TV Klan.