Xhemre arrin të pranojë faktin se Gokhan nuk jeton më. Ajo bind edhe vogëlushen e re në konvikt të cilës i ka vdekur e ëma. Kemal feston i lumtur me paratë që mori nga Nazani. Feride i vihet pas Seherit dhe mëson se ajo punon në një lokal nate. Seher i lutet Ferides të mos i tregojë Meralit punën e saj. Ferides i vjen keq për Seherin dhe vendos të mos i tregojë Meralit. Meral e mëson të vërtetën nga mikesha e Seherit. Xhenk e harron Meralin dhe fillon të pëlqejë Kaderin. Meral shkon në lokalin ku punon e ëma dhe e gjen atë duke kënduar. Ajo largohet me lot në sy dhe e nxehur me të ëmën. Seher merr vesh se Meral e ka mësuar të vërtetën. Meral shkon në koncertin e shkollës dhe duke kënduar kujton të ëmën. Asaj i bie të fikët në mes të skenës./revistawho.com