Ezhder dhe Maxhide bëjnë plan të heqin qafe Meralin. Maxhide mendon se Meral është shkaktar i të gjitha ngjarjeve që kanë ndodhur në shtëpi. Avokati njofton Meralin se rrezikon sërish burgun. Ezhder i mbush mendjen Meralit të arratiset jashtë vendit për t’i shpëtuar burgut. Zehra paralajmëron Meralin se Ezhder do t’ja vjedhë pasurinë nëse ajo largohet. Meral nuk e dëgjon Zehrën dhe pranon ofertën e Ezhderit. Ky i fundit e mashtron Meralin duke e bërë të nënshkruajë një dokument. Meral takohet me Ejlylin dhe Xhemren dhe i jep lamtumirën. Ato përpiqen ta bindin të mos largohet sepse është e pafajshme por Meral nuk ka zgjidhje./revistawho.com