• youuinsttaaffccbb
TEST
A e dini se ..., Jetë, Këshilla, Lajme, Shëndet

Mënyra se si u dobësua Kim pak ditë para “Met Gala” do t’ju befasojë

Të jesh i famshëm dhe në qendër të vëmendjes nuk është gjithmonë e lehtë. Personazhet publik duhet të tregojnë më të mirën e tyre kur paraqiten në tapetin e kuq të eventeve të ndryshme.

Kim Kardashian ka zbuluar se falë gripit që ajo kaloi, trupi i saj do të jetë në super formë për evenin e përvitshëm të “Met Gala”, i cili pritet të organizohet më 2 maj.

Përmes një postimi të bërë në rrjetin social “Twitter”, personaliteti televiziv ka thënë se i është mirënjohëse gripit, nga i cili i iku oreksi, që ka mundur të humbasë në peshë thuajse 3 kg para eventit të famshëm.

“Gripi mund të jetë një dietë e mrekullueshme. Jam shumë e lumtur që u sëmura në kohën e duhur për eventin e radhës së “Met””, shkruan në postimin e saj Kim./syri.net