• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla, Shëndet

Menuja javore që të bën të humbasësh 5 kg

Vaktet e mëposhtme janë të përcaktuara rigorozisht nga Paola Lovisetti, ekspertja e ushqyerjes së shëndetshme dhe Donovan Russel, trainieri I formave të lakmuara. Rezultati I bashkëpunimit është një program shkencor për të humbur 5 kg në tre javë duke forcuar edhe pjesët delikate të trupit. Nuk është asgjë e pamundur për t’u arritur!
E hënë
Mëngjesi: çaj ose kafe, 150 gr kos të bardhë, 3 lugë drithëra
Paradreka: çaj jeshil, 3 bajame
Dreka: 180 gr sallatë me oriz, qiqra dhe domate; 150 gr sallatë miks
Paradarka: çaj jeshil, disa luleshtrydhe
Darka: 150 gr salmon të pjekur, 200 gr perime në skarë ose avull, 2 feta ananas
E martë:
Mëngjesi: çaj ose kafe; 2 feta të holla bukë me drithëra me nga një lugë recel me fruta
Paradreka: çaj jeshil, 1 frut të stinës
Dreka: 80 gr makarona me karkaleca; 200 gr spinaq në avull
Paradarka: 200 ml lëng frutash të freskëta
Darka: 150 gr gjoks pule me portokall; 200 gr shparguj në avull, 150 gr sallatë mikes
E mërkurë:
Mëngjesi: çaj ose kafe, 1 fetë bukë të thekur, 150 gr kos me fruta dhe 1 lugë fara lini
Paradreka: 1 frut të stinës
Dreka: 1 sallatë të madhe dhe dy feta bukë me drithëra
Paradarka: çaj jeshil, 2-3 bajame
Darka: 120 gr fileto viçi me rukola dhe parmixhan; 150 gr sallatë me karota të grira, 150 gr lulelakër ose brokoli dhe 2 feta ananas

E enjte:
Mëngjesi: çaj ose kafe, 150 ml qumësht me 3 lugë muesli, 1 frut të stinës
Paradreka: çaj jeshil, 150 gr kos të bardhë
Dreka: 180 gr sallatë me oriz (bulgur apo kuskus) me perime të ndryshme dhe 150 gr sallatë me domate dhe kastravec.
Paradarka: çaj jeshil dhe 3 bajame
Darka: 150 gr gjoks pule të pjekur, 150 gr kunguj dhe patëllxhane në furrë të shoqëruara me ¼ e avokados.
E premte:
Mëngjesi: çaj ose kafe, 60 gr tërshërë të gatuar në ujë e të shoqëruar me mollë, rrush të thatë dhe pak kanellë.
Paradreka: çaj jeshil, 150 gr kos të bardhë
Dreka: 200 gr perime miks në furrë, 200 gr sallatë të përzier dhe 2 feta të holla buke integrale
Paradarka: çaj jeshil dhe një frut të stinës
Darka: 150 gr peshk me domate dhe kaperi, 150 gr patate të zjera, disa luleshtrydhe
E shtunë
Mëngjesi : çaj ose kafe, 180 gr gjizë të ëmbël me fruta pylli dhe lajthi
Paradreka: çaj jeshil, frut të stinës
Dreka: 180 gr sallatë me qiqra, domate dhe djathë dhie; dy feta të holla buke integrale
Paradarka: çaj jeshil dhe 2-3 bajame
Darka: 150 gr gjoks pule me speca, 150 gr sallatë mikes, 2 feta ananas
E diel
Mëngjesi dhe dreka: çaj ose kafe, 2 petulla të mëdha të shoqëruara me fruta pylli, arra dhe mjalt, 2 vezë omelet.
Paradarka: çaj jeshil, 1 kos të bardhë
Darka: 200 gr sallatë të mërzier me 80 gr djathë tofu dhe ullinj, 2 kivi, 1 fetë bukë integrale./Gioia/