• youuinsttaaffccbb
TEST
Këshilla, Kuzhinë, Lajme

Menuja e Aristotelit: Të hash si një filozof i lashtë grek

Sipas Aristotelit, bota bazohej në pesë elementë; toka, zjarri, uji, ajri dhe eteri. Profesori i kuzhinës Giorgos Palisidis tani ka krijuar atë që ai e quan “menu Aristoteliane”, bazuar në ushqimet dhe përbërësit nga Greqia veriore, vendlindja e filozofit të madh.

Recetat që Palisidis bën sot bazohen në gjetjet arkeologjike në lidhje me përbërësit që grekët e lashtë përdornin në kuzhinë. Enët gjithashtu kombinojnë përbërësit nga Kalkidiki, prej nga vjen profesori. Përdorimi i frutave, barishteve, verërave, mjaltit dhe përbërësve të tjerë të tillë ishte mjat i përhapur në kohën e Aristotelit.

Gjatë tre viteve të fundit, dhjetë hotele dhe shtatë restorante në zonën panoramike të Kalkidikidit kanë shërbyer menunë Aristoteliane.

“Në katër elementët e teorisë së Empedokles- toka, uji, zjarri dhe ajri, Aristoteli shtoi eterin, elementin e pestë, për të përshkruar të palindurën, të pathyeshmen, të pandryshueshmen, atë që i kombinon të gjitha në një substancë,” thotë Palisidis.

“Në të njëjtën kohë, referencat e filozofit të madh grek për shijet bazike të kripës, të të thartës, të së ëmbël dhe të hidhurës u shoqëruan me rekomandime për kombinimin e të paktën dy prej tyre në të njëjtën kohë, duke synuar kulminimin e shijes, një përvoj shpërthyese”.

Palisidis paraqiti një menu model për të aplikuar filozofinë e Aristotelit në mënyrën e ngrënies. Qëllimi ishte të provokonte një përvojë të re duke shijuar pjatat dhe produktet nga vendi ku lindi filozofi i madh.

Mbi këtë bazë, menuja e darkës përmban pesë kavanoza balte, në vend të enëve, siç gatuanin grekët e lashtë në tenxhere balte.

Secili nga elementët e natyrës, siç përshkruhet nga Aristoteli, përfaqësohej nga përbërësit bazë. Për shembull, ajri përfaqësohej nga një zog; toka me verën e prodhuar nga vreshti; uji nga uji i detit; zjarri me elementin që gatuan ushqimet e detit dhe eteri me një aromë që vjen nga frutat e thara në diell, mjaltë, barishte, verë dhe pezime.

Pjatat përkatëse, të shërbyera në restorantet në Kalkidiki, kanë ngjallur  një interes të madh tek turistët. Pronarët e hoteleve dhe restoranteve e kanë mirëpritur menunë Aristoteliane me entuziazëm, pasi ato janë të lehta për t’u përgatitur dhe përfshijnë përbërës e produkte të freskëta vendase, karakteristikë e rajonit.

“Menyja Aristoteliane është një propozim ideal për këdo, pasi kombinon karakteristikat e dietës mesdhetare – ushqime të pasura me fibra, probiotikë, antioksidantë dhe ushqime të papërpunuara si ullinjtë. Është e lehtë në përgatitje, pasi nuk kërkon forma komplekse të gatimit ”, thotë Palisidis, i cili ka krijuar këtë menu. /revistawho.com