• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Mentor Haziri flet sërish për sherrin me Fifin, e quan person të parëndësishëm

Këngëtari kosovar, Mentor haziri ka folur sërish për sherrin që ka patur me kolegen e tij, Fifi. I ftuar ditën e sotme në “Abc e Mëngjesit” i pyetur rreth ngjarjes së bujshme, ai u shpreh se nuk donte t’i bënte reklamë dikujt tjetër, sipas tij krejt të parëndësishëm.

“Është shumë i parëndësishëm dhe nuk dua t’i bëj reklamë dikujt tjetër të parëndësishëm. Është i parëndësishëm, ndoshta nivel shumë i ulët i asaj bisede”, u shpreh ai, duke na lënë të kuptojmë se inatet nuk qenkan tejkaluar, përkundrazi.

Në vitin 2018 Haziri mori vëmendjen e mediave për shkak të komentit të tij për performancën e Fifit dhe Mc Kreshës në “Këngën Magjike”.

“Thjesht ka qenë performanca më e dobët e festivalit, stonatura ka qenë e jashtëzakonshme. Mendoj që ka qenë një ndër performancat më të dobëta.

Nuk ishte kënga e keqe vetëm se performanca nuk ka qenë për t’u lëvduar. Diçka ndodhi me Fifin dhe Kreshën me mikrofonin dhe dëgjuesin. Fifi nuk ka qenë në më të mirën e mundshme për shkak të stonaturës”, u shpreh ai.

Haziri e votoi me vetëm 4 pikë këngën e cila në fakt u kthye në një ndër baladat më të preferuara./revistawho.com