Vjeshta përshkruhet si një nga stinët më të bukura, por kur vjen puna tek moti, lojërat janë ca të shpeshta. E keni vënë re që mëngjesi është i freskët, por dita është goxha e ngrohtë dhe në mbrëmjen sërish freskohet? Me siguri ju ka ndodhur edhe të visheni trashë e të kini vapë ose e kundërta. Ama ka një zgjidhje të lehtë dhe goxha trendy. Jona Spahiu dhe Aurela Hoxha na treguan një sekret të vogël padashje.
Dy vajzat e njohura të ekranit, në fotot e fundit të publikuara në profilet përkatëse, ishin kombinuar me jelekë.
Aurela e veshur me pantallona Versace, bluzë të zezë me krahë të shkurtra dhe një jelek në ngjyrë jeshile.
https://www.instagram.com/p/CVQ5z85qTdm/
Ndërsa Jona krejt me të zeza dhe një jelek në nuancë jeshile ushtarake. Të dyja kanë treguar kombinime të ndryshme dhe me siguri tek njëra do e gjeni veten. Të dyja veshjet janë të përshtatshme për stinën e vjeshtës dhe ta bëjnë të lehtë përballimin e lëvizjeve të temperaturave./revistawho.com