Të gjithë e njohin, por pak veta e dinë kush është. Tingëllon pak e çuditshme, por kur bëhet fjalë për Aldon, zërin që na shoqëron çdo mëngjes me ‘Aldo Morning Show’ çdo gjë merr kuptim. Ky mëngjes ka qenë tejet i veçantë për të, pasi është bërë baba për herë të dytë i një vajze të quajtur Charlot. Aldon Lipe është prej vitesh i martuar me Ketjonën dhe përveç vogëlushes së sapoardhur në jetë, ata kanë dhe një djalë tē quajtur Martin.