• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Mendova të heq dorë përgjithnjë”, Jehona Sopi tregon se çfarë e shkëputi për aq gjatë nga muzika

Këngëtarja e njohur kosovare, Jehona Sopi ishte pasditen e sotme në një lidhje direkte në ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon aty ku dhe tregoi se pse vendosi të shkëputej për një kohë të gjatë nga muzika.

Artistja pohoi se shtatzënia me fëmijën e saj të parë, Arian nuk ishte e lehtë ndaj dhe pas atij momenti vendosi t’i dedikohet plotësisht familjes.
Gjatë bisedës, Sopi ka treguar se ka pasur momente që ka menduar të shkëputet totalisht nga muzika duke hequr dorë përgjithmonë nga ajo, megjithatë tashmë është rikthyer për t’u marrë me projekte të ndryshme.
Në përfundim të bisedës Jehona uroi që e gjitha kjo situatë të kalojë sa më shpejt dhe të gjithë njerëzit t’i kthehen rutinës së tyre shëndoshë e mirë./revistawho.com