• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Teknologji

Mendohuni mirë përpara se ta instaloni, sistemi iOS 12 i Apple ka një problem serioz

Sistemi i ri operativ i Apple, iOS 12 ishte vendimtar për kompaninë,por si duket po shfaq disa probleme serioze.

Ai fokusohet në performancën dhe stabilitetin e pajisjes, pasi shumë probleme të profilit të lartë kanë dëmtuar besueshmërinë e përdoruesve dy viteve të fundit. Kështu, një numër i madh i përdoruesve të iPhone (veçanërisht iPhone X) kanë raportuar se iOS 12 degradon ndjeshëm cilësinë e ekraneve të tyre.

Nivelet e kontrastit të dobët, ngjyrat e pa-balancuara dhe tepricë të ngjyrës së zezë në ekran. Dhe kjo ka një efekt anësor të rrezikshëm.Ankesat në lidhje me këtë problem të sistemit të ri operativ janë duke u përhapur shpejt në komunitete të ndryshme nëpër rrjete sociale.

Një përdorues shpjegoi:

Paneli OLED në iPhone X kishte ngjyra të mrekullueshme dhe kontrast në iOS 11. Pas përditësimit të iOS 12, ngjyrat dhe kontrasti e kanë shkatërruar iPhone X tim.”

Kështu që mendohuni mirë përpara se të bëni upgrade të sistemit tuaj operativ se mund të kaloni nga shiu në breshër./joq