• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Who Serial

Melisa dhe Selim shpallin martesën në sy të Xhenetit, ja ç’do ndodhë nesër

Mukadezi fillon të ketë frikë pas të vërtetës që i tregoi Arzu për Kajan. Melisa i kërkon Selimit ta ndajnë lajmin e martesës me familjen. Arzu nuk e kontrollon dot veten teksa ndodhet në tavolinë me Kajan. Ajo shkon në dhomë. Kaja e ndjek dhe i futet në dhomë. Arzu tronditet. Ajo e kërcënon Kajan me thikë. Mahir shkon për të parë Arzun. Kaja fshihet. Ai largohet nga dhoma teksa Arzu i tërheq vëmendjen Mahirit. Kaja mundohet të fusë në sherr Mahirin me Orhanin. Selim dhe Melisa vijnë në shtëpi. Selim nuk do që ta thotë lajmin e martesës kur sheh Xhenetin por Melisa ja tregon të gjithëve. Xhenet mërzitet dhe Kaja e vë re këtë. Melisa i mburret Xhenetit se e ka fituar ajo Selimin. Kaja dhe Arzu dëgjojnë bisedën e tyre. Arzu përqafon Melisën ndërsa Kaja e gjykon faktin që ajo mbron vetëm Melisën. Kaja pyet Xhenetin dhe ajo i thotë se e dashuron Selimin. Kaja shkon të rrahë Selimin por Xhenet e ndalon. Ata debatojnë para shtëpisë. Mukadez i sheh dhe shqetësohet. Kaja i kërkon Xhenetit të jetojë me të por ajo nuk pranon pasi do që të qëndrojë pranë Mukadezit. Orhan kërcënon Melisën se do i tregojë Selimit të vërtetën nëse ajo nuk e ndihmon atë të lidhet me Xhenetin. Selim i shkon në shtëpi Xhenetit por Mukadez e ndalon të takohet./revistawho.com