• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Melisa deklaron largimin nga “Përputhen” dhe kjo është arsyeja e vendimit

Pak ditë më parë “Revista Who” zbuloi se Melisa ka vendosur të largohet nga “Përputhen” dhe vendimin konkurrentja e ka dhënë sonte në “Përputhen Prime”. Melisa u shpreh se e ka marrë këtë vendim sepse ndihet keq psikologjikisht pas sulmeve dhe debateve që ka patur.

Melisa tha se i vetmi djalë për të cilin ka patur tërheqje fizike ka qenë Atdheu, por nuk e sheh si partner.

“I vetmi djalë që ka arritur të nxjerrë në pah dicka personale timen është Atdheu. Ne e kemi diskutuar, mendoj që kemi pasur tërheqje fizike dhe adrenalina na tërhoqi. Mund ta kem shok shumë të mirë, por si partnerë për jetën, unë tek ai dhe ai tek unë nuk është se e gjen veten”, tha ajo.

Në fund Melisa theksoi se arsyeja e vendimit të saj nuk ka të bëjë me thashethemet se mund të ketë një lidhje jashtë programit.