Festivali Ndërkombëtar i Monodramës 2016 e ka hapur siparin për të tetin vit rradhazi dhe u mbajt në qytetin e Pejës.
Në të morën pjesë 5 shtetet ndër të cilët Kosova dhe Shqipëria. Përfaqësues nga Shqipëria ka qenë aktori i madh i Teatrit Kombëtar, Mehdi Malkaj. Aktori shqiptar është kthyer me trofeun e aktorit më të mirë. Lajmin e gëzueshëm e ka dhënë vetë Mehdi Malkaj përmes një statusi në Facebook.