• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Meghan Markle paska qenë e pamëshirshme me familjen mbretërore që prej fillimit

Sa e sa kanë folur për Meghan Markle, e akoma flitet për të. Një dokumentar i ri ka nxjerrë në pah edhe njëherë detaje të hershme nga jeta në pallatin mbretëror e Meghan Markle, e cila paska qenë përherë e papëlqyer në familjen e njohur. Sipas ekspertit mberëtror, Penny Junor, Meghan nuk e ka fshehur kurrë natyrën e saj të vërtetë dhe ka pasur një qëllim të saktë në kokë që e ka nxjerrë që prej fillimit.

Nga burime shumë pranë pallatit kanë qarkulluar përherë histori që lidheshin me ish-aktoren dhe që kanë qenë tregues të natyrës së saj të vërtetë. Aq keq është sjellë ajo saqë një herë William ka reaguar ashpër me fjalët: “Ajo grua e mallkuar sillet shumë keq me stafin tim. Është kaq e ligë”.
Më vonë edhe akuza publike nga princi e mbështeti dhe njëherë idenë se Meghan e bullizonte stafin.
Me pak fjalë marrëdhënia e Meghan dhe familjes, nuk ka qenë kurrë në rregull. E fundi i saj dihej që do ishte ky, i zhurmshëm dhe me plot material për të folur e gjithë bota./revistawho.com