• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Meghan Markle flet me lot në sy, zbulon se si ndihet pas gjithë rrëmujës që shkaktuan mediat

Kohët e fundit dukesha e Sussex ka qenë në një situatë tepër të vështirë me median. Në intervistën e fundit që ka zhvilluar ajo u duk tepër e prekur nga kjo situatë. Me lot në sy dukesha ka pranuar se është shumë e prekur emocionalisht nga të gjitha gjërat që kanë ndodhur. E pyetur se si po përshtatej me jetesën e re dhe përfshirjen ekstreme në media ajo u përgjigj: “Veçanërisht si femër është vërtetë e tepërt. Kjo e kalon vështirësinë e të qënurit një e sapomartuar dhe nënë e re. Gjithashtu të falenderoj që më pyetët nëse jam mirë, jo shumë njerëz interesohen për këtë gjë”, u shpreh Meghan shumë e prekur teksa fliste. Intervista është zhvilluar gjatë kohës kur çifti paditi gazetën “The Mail On Sunday” kur të dy ishin në turin e tyre mbretëror në Afrikë.