• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Lajme

Meghan Markle e ndjek shkëlqimi edhe pas dasmës, dalja e parë si Dukeshë i mahniti të gjithë

 

Dasma e Meghan Markle dhe princ Harry të shtunën mori vëmendjen e të gjithë botës. Miliona njerëz e admiruan nga larg dhe e përgëzuan për pamjen e thjeshtë dhe natyrale. Pasi u shpallën Dukë dhe Dukeshë e Sussex ata u shfaqën në festimet e 70-vjetorit të princ Charles.

Në fakt ditëlindja e këtij të fundit është më 14 nëntor, por familja mbretërore i ka nisur herët festimet pranë trupave të armatosura dhe personave që merren me eventet e bamirësisë. Në oborrin e Pallatit Mbretëror Buckingham u mbajt kjo festë e cila është vetëm një copëz nga festimet që do të finalizohen me një darkë mes miqve dhe familjarëve më të ngushtë në 14 nëntor.

Përveçse duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit, aparenca e tyre. Sidomos ajo e Meghan e cila po admirohet sërish. E veshur me një fustan të bardhë dhe me një kapele në kokë ajo ka tërësisht petkun e një Dukeshe./revistawho.com