• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Meghan Markle dhe Kylie Jenner bëjnë ‘xing’ me të njëjtin fustan

Të gjesh ngjashmëri mes stilit të dy dukeshave, Meghan dhe Kate, nuk është aspak çudi. Por të vëresh të njëjtën veshje në garderobën e Meghan Markle dhe Kylie Jenner është disi surprizuese. Në mbrëmjen e vitit të ri, Kylie u shfaq me një fustan të bardhë me krahë të gjatë në formën e një xhakete.

Më parë këtë fustan e ka veshur edhe Meghan, gjatë një eventi për shkak të punëve të saj në mbretëri.

Përveçse kanë të njëjtën preferencë për fustanet, duket se Jenner dhe Markle vishen nga të njëjtët stilistë. Gjithsesi të dyja e kanë kombinuar në mënyra të ndryshme fustanin, duke qenë se e kanë veshur në dy raste aspak të ngjashëm me njëri-tjetrin. /revistawho.com