• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Meghan dhe Harry nuk mund të ishin të lumtur se kaq, dyshja shijon lirinë e plotë nga ‘Kensington’

Para disa javësh lajmi se Meghan Markle dhe Harry u tërhoqën nga titujt e tyre mbretërore dhe nga detyrat e pallatit ‘Kensington’ i surprizoi jo pak ndjekësit e tyre më të zjarrtë. Dyshja bëri të ditur se tashmë ndodheshin në Canada, teksa pohuan gjithashtu se në të ardhmen mendojnë të jetojnë në Amerikën e Veriut.

Menjëherë pas shkëputjes nga familja mbretërore, Meghan dhe Harry u rikthyen në Canada, pranë djalit të tyre të vogël, Archie. Që prej atij momenti 38-vjeçarja apo Harry janë fotografuar në momente të ndryshme gjatë rutinës së përditshmërisë së tyre.

Së fundmi burime pranë tyre kanë pohuar se çifti po e shijon shumë jetën e thjeshtë dhe çdo benefit që i ofron kjo e fundit. Kujtojmë se tashmë Harry dhe Meghan kanë vendosur të jetojnë të pavarur financiarisht, ndonëse Princ Charles ka pohuar se do i mbështesë./revistawho.com