• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Meghan dhe Harry i befasojnë të gjithë, vendosin të tërhiqen nga familja mbretërore

Duka dhe dukesha i Sussex kanë dhënë lajmin surprizues për të gjithë ndjekësit e tyre. Meghan Markle dhe Princ Harry njoftuan nga pallati mbretëror se tashmë kanë vendosur të shkëputen nga rolet e tyre në pallatin Kensington për të jetuar në Amerikën e Veriut.

Dyshja pohoi se do të punojnë për të qenë të pavarur financiarisht, duke shtuar se këtë vendim e kanë marrë pas muajsh të tërë reflekimesh.

“Kemi në plan të tërhiqemi nga rolet tanë si anëtarë të familjes mbretërore dhe do të punojmë për të qenë financiarisht të pavarur, teksa mbështesim tërësisht madhërinë e saj, Mbretëreshën. Falë mbështetjes suaj, sidomos përgjatë viteve të fundit, u gjendëm të përgatitur të bënim këtë ndryshim”, ka shkruar çifti në llogarinë në rrjetet sociale.

Ky lajm ka shkaktuar mjaft zhurmë, duke qenë se Meghan dhe Harry janë cilësuar si dyshja e preferuar nga pallati mbretëror./revistawho.com