Fotoja e fundit e dukës dhe dukeshës së Sussex ka bërë xhiron e rrjetit. Meghan Markle dhe Harry janë fofografuar të dy me kostumet serioze, e ajo që ka marrë vëmendjen përveç elegancës së tyre ka qenë buzëqeshja e 39-vjeçares.
Imazhi u kap nga Matt Sayles, një fotograf me bazë në Los Angeles i cili përqendrohet në krijimin e imazheve që pasqyrojnë pamje më gjithëpërfshirëse të bukurisë dhe nxjerrin në pah histori nga komunitetet e ndryshme.
Një burim pranë Sussexes ka pohuar për ‘BAZAAR.com’ se çifti ishte përfshirë personalisht në zgjedhjen e tematikës së fotos duke ardhur kështu ndryshe nga çdo herë tjetër. Kujtojmë se momentalisht Meghan dhe Harry ndodhen në shtëpinë e tyre në Santa Barbara, aty ku kanë treguar se kanë gjetur rehatin e duhur së bashku me Archie-n./revistawho.com