• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Meghan dhe Harry dalin për herë të parë publikisht pas lajmit të shtatzënisë

Meghan dhe Harry janë shfaqur publikisht për herë të parë që nga momenti kur u dha lajmi se janë në pritje të fëmijës së dytë. Këtë herë ata mbajtën një fjalim të shkurtër në një video për ‘Spotify’ që promovon podcast-in e tyre “Archewell Audio”.

Çifti janë ulur pranë njëri-tjetrit, Meghan e veshur me një fustan të Oscar Della Renta dhe Harry me një këmishë të bardhë.

“Duam që ta përdorim podcast-in tonë për biseda të fuqishme që inspirojnë dhe promovojnë edukimin”, janë shprehur ndër të tjera ata.

Kjo video vjen pas zhurmës mediatike që çifti ka ndezur. Pritet që për pak ditë duka dhe dukesha do të kenë një dalje publike tek “Oprah Winfrey” që do zgjasë rreth 1 orë e do flitet për çdo gjë./revistawho.com