• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Meghan dhe Harry bëjnë pjesë të stafit dhe ish-ambasadoren e Britanisë për Shqipërinë, ja detaji që i habiti te gjithë

Me punësimin e Fiona Mcilwham e cila është ish-ambasadorja e Britanisë së Madhe për Shqipërinë, duka dhe dukesha e Sussex u bënë të parët individë në familjen mbretërore që punësojnë një skuadër vetëm me femra për stafin e ri.

Pjesëtarë të tjerë të stafit që do të punojnë për Meghan dhe Harry-n do të jenë dhe Sara Latham, e cila ka qenë këshilltarja në fushatën e Hilary Clinton në vitin 2016, Heather Hong, e cila ka qenë pjesë e administratës të Obama-s si dhe Natalie Campbell, e cila ka drejtuar më përpara organizatën ‘The Royal Foundation’.

Dyshja mbretërore është kujdesur të zgjedhë pranë vetes specialistët më të mirë, por dhe që të gjithë të përzgjedhurit t’i përkasin gjinisë femërore, duke qenë se Markle është një aktiviste e të drejtave të femrës./revistawho.com