• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Megan Fox mezi po pret të ndahet nga burri!

Megan Fox i ka dhënë fund martesës 10-vjeçare me Brian Austin Green dhe tashmë ka gjetur dashurinë tek reperi Machine Gun Kelly. Muajin e kaluar aktorja i kërkoi divorcin bashkëshortit dhe tani bëhet e ditur se ajo shpreson që gjithçka të mbarojë sa më shpejt.

“Megan ka kohë që e mendonte divorcin. Ajo dhe Brian ranë dakort për kujdestarinë e fëmijëve prandaj Megan shpreson që divorci të ndodhë sa më shpejt dhe pa probleme”-tha një burim pranë aktores për “People”.

Megan dhe Brian kanë 3 fëmijë së bashku: Noah Shannon, 8 vjeç, Bodhi Ransom, 6 vjeç dhe Journey River, 4 vjeç.

Tre ditë para se t’i kërkonte divorcin Brianit, Megan u shfaq në tapetin e kuq të “American Music Awards”, me të dashurin e saj Machine Gun Kelly. Sipas mediave të huaja, lidhja e tyre është serioze dhe po bëjnë plane bashkë për të ardhmen.