Fotografitë e nxehta të këngëtareve shqiptare dhe yjeve të rrjeteve sociale, kanë tërhequr vëmendjen edhe të mediave serbe. “Serbet nuk kanë konkurrencë kur është fjala për bukuri, por as fqinjet nga Shqipëria nuk janë keq”, e nis shkrimin agjencia serbe e lajmeve “informer.rs”, transmeton “Telegrafi”. “Falë rrjeteve sociale, ato nuk fshihen më nën shami dhe fustane deri në tokë, porse bukurinë e tyre ia kanë ofruar gjithë botës”. “Dhe po…kemi vërejtur se të gjitha janë këngëtare dhe të gjitha kanë të pasme të bollshme”, shkruhet më tej. Në listën e fotografive të përzgjedhura, janë Donjeta Kosumi-Kallashi, Enca Haxhia, Dhurata Dora, Shkëndije Mujaj dhe Fjolla Morina.