• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Me zor o me qejf”, Vesa Luma dhe Big Basta janë të sigurt për këtë pasion që duan t’ia trashëgojnë Lianit

Edhe pse është ende shumë i vogël, Big Basta dhe Vesa Luma janë kujdesur t’ia trashëgojnë që tani pasionin për muzikë, djalit të tyre, Lian.

Vesa ka ndarë disa video të vogëlushit duke marrë mësime muzike, duke treguar se nuk e kanë lënë të bëjë asnjë mungesë në shkollën e muzikës.

“Mesojini të vegjël. Nëna dhe babi im nuk më kanë lënë të bëj asnjë mungesë në shkollën e muzikës. Tradita vazhdoj, me zor ose me qejf”, ka shkruar këngëtarja krah postimeve të fundit ku duket se Lian po mëson shumë mirë.

Pavarësisht profesionit që Lian mund të zgjedhë kur të rritet, duket se dyshja e artistëve duan që djali i tyre të mësojë dhe ta ketë pasion muzikën njëjtë si ata./revistawho.com