• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me Zërin dhe Gjikon pranë, Elita Rudi zbulon pse vendosi të vetizolohej para kohe

Moderatorja dhe bashkëshortja e reperit, Gjiko, Elita Rudi ka qenë pasditen e sotme në një lidhje direkte në emisionin e pasdites me Rudinën.

Ajo ka treguar për publikun se si kanë shkuar ditët e vetizolimit me partnerin e saj dhe djalin e vogël Zëri. Rudi ka pohuar se ajo dhe familja e saj u karantinuan para se të jepej urdhri nga qeveria, pasi Gjiko kishte kohë që dëgjonte lajme nga mediat e huaja.

Rudi ka treguar se ndonëse po përgatitej ta shkëpuste djalin nga vetja pasi do të niste punën e saj, periudha e ‘Corona Virus’ nuk e lejoi. Gjatë kësaj kohe Elita ka gatuar edhe më shumë për familjen e saj dhe ka zbuluar se dy ushqimet e preferuara të Gjikos janë specat e mbushur dhe rizoto.

Gjatë intervistës moderatorja tregoi se Gjiko po kujdesej për djalin e vogël dhe nuk e fshehu pamjen e tyre në dhomë.

Elita theksoi gjatë lidhjes se nëse në kohën e luftës jo të gjithë patën mundësinë të kontribuonin, tashmë të gjithë mund të japin kontributin e tyre thjesht duke qëndruar në shtëpi./revistawho.com