Faza e parë për të gjithë artistët e rinj të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e liceut artistik në Tiranë do të nisë në vetëm pak ditë. Nga data 20 qershor deri më 3 korrik, të gjithë artdashësit do të mund të drejtohen në lice për të kryer regjistrimet për degën e kantos, e cila përfshin nxënës në klasën e 10-të, degën e pikturës dhe harqet në violinë që përfshin nxënës nga klasa e 1-10-të.
Nëse deri më tani keni mbledhur forcat dhe keni ndarë mendjen për rrugën tuaj artistike, është koha të bëni atë që dini më mirë. Me muzikë duket se gjithçka është më e lehtë për të gjithë./revistawho.com