• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

“Më vjen për të qarë sa herë të shikoj”. Mami Orinda qëndis fjalët më të bukura për Atarën e saj

Orinda Huta priti të kalonte java dhe gjithë emocionin e dashurinë që po ndjen prej ditës së parë që solli në jetë Atarën, e derdhi në pak fjalë të përzgjedhura për të.

“Një javë me ty, një javë mrekulli, e që tani mendoj se koha kalon shpejt. Më vjen për të qarë sa herë të shikoj dhe falenderoj Zotin çdo çast për këtë bekim. Sa shumë jam lutur për ty e do vazhdoj po njësoj gjatë gjithë jetës. Nuk gjej dot fjalët për të përshkruar gjithë dashurinë që kam brenda vetes për ty. ATARA jonë, kurorë e bekuar e dashurisë tonë 14-vjeçare”, shkroi nëna e re, krah një albumi fotosh me të bijën, shkëputur nga mikëpritja në shtëpi ditën e parë.

Orindën dhe Turin nuk i kishim parë kurrë kaq të ndjeshëm dhe të prekur në dedikimet që kanë publikuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)