• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me videon më epike që mund të keni parë, Ermal Mamaqi tregon ndryshimin më të fundit në pamjen e tij

Aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi ka ndarë herë pas here momente të ndryshme me ndjekësit e tij në ‘Instagram’ gjatë ditëve të vetizolimit. Së fundmi ai ka treguar me një video se për shkak të komenteve të shumta në rrjet ka vendosur t’i presë totalisht flokët.

Mamaqi ka marrë makinën e flokëve dhe ka nisur t’i xerojë ato para videos. Ky postim ka shkaktuar mjaft të qeshura tek ndjekësit të cilët kanë theksuar në komentet e tyre se veprimi i Ermalit ka qenë i “çmendur”.

Vetëm disa orë më parë, Mamaqi publikoi dy projektet e tij kinematografike “Dy gisht mjaltë” dhe “I love Tropoja” në platforma ‘online’, megjithatë reagimet e ndryshme lidhur me pagesën e tyre ‘online’ e bënë që të ndryshonte pasi siç shprehet ai në video i intereson çdo gjë që lexon./revistawho.com

View this post on Instagram

I Love TROPOJA + 2 Gisht Mjaltë Online link në bio

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on