• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Me vetëm një foto, Aurela Hoxha na tregoi ditën e lindjes së djalit, pak më shumë imazhin e tij dhe ca gjëra të tjera

Aurela Hoxha uroi të birin për 3 mujorin e lindjes dhe me këtë rast e liroi pak dorën të na tregojë ca detaje më shumë për Alaronin.

“Gjithmonë bashkë. Gëzuar 3 mujorin jeta ime. Të dua Alaron”, shkruan modelja. Këzhtu kuptuam që dita e lindjes së djalit është 26 maji.

Aurela nuk i rezistoi dot qejfit për të publikuar me djalin edhe në Instagram, megjithëse vonë tregoi se është bërë nënë. Ama me çdo ditë që kalon, modelja po na tregon copëza me rëndësi për jetën e saj si nënë e re dhe gradualisht po na zbulon fytyrën e Alaronit.

A mund të rrinim pa e komentuar barkun e sheshtë të Aurelës që edhe në këtë foto merr gjysmën e vëmendjes? Modelja e ka marrë aq shpejt veten nga pritja e ëmbël sa nuk na besohet si është rikthyer në formë kaq lehtë. Ama formulën sekrete të saj do e donim./revistawho.com