E kundërta tërheq, por deri në një pikë të caktuar dhe vlen për fillimin e marrëdhënies pasi më vonë kthehet në problem. Fundja ata që duam më shumë janë më të afërt me ne në tip. Në çdo marrëdhënie ka disa parime themelore: vlera, respekt dhe prioritet.
Tek marrëdhëniet romantike, diçka e tregon edhe horoskopi, përshembull personi që duhet të kesh në krah lidhet shumë me shenjën e zodiakut që të përfaqëson.
Më tej do ua listojmë secilën:
Dashi
Juve ju pëlqen konkurrenca dhe sfida. Ndaj ju duhet dikush që di t’ju sfidojë mirë.
Demi
Ju të demit doni dikë që e do ushqimin po aq sa ju.
Binjak
Ju doni vëmendje, ndaj vetëm dikush që është gati t’ua japë atë mund të fitojë zemrën tuaj. Ah, dhe duhet të jetë i guximshëm që ta pranojë hapur pëlqimin.
Gaforret
Kjo shenjë është shumë emotive, ndaj ju duhet një person që nuk do përfitojë nga kjo karakteristikë e juaja. Ai duhet të dijë të kuptojë emocionet e tua dhe të mbajë zjarrin ndezur.
Luani
Ju doni dikë që do bënte gjithçka dhe do hiqte dorë nga shumë gjëra për ju.
Virgjëreshat
Ju jeni racional, ndaj doni dikë që të jetë po aq i llogjikshëm dhe të mos udhëhiqet nga emocionet njësoj si ju.
Peshoret
Doni vëmendjen, ndaj vetëm dikush që ju mban në qendër të vëmendjes do bënte për ju.
Akrepi
Ju e doni punën dhe vetëm një maniak pune si ju mund t’ju bëjë të dashuroheni.
Shigjetari
Doni aventurat, ndaj ju duhet një shpirt i lirë si ju që t’i shijoni njësoj.
Bricjapi
Ju pëlqen meditimi dhe të qenurit vetëm, ndaj vetëm dikush që e kupton këtë mund t’ju bëjë të dashuroheni.
Ujori
Doni dikë që ka të njëjta ideale si ju, politike dhe shoqërore.
Peshqit
Ju doni dikë që i intereson arti në çdo formë./revistawho.com