• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Më të lumtur se kurrë, Irina Shayk dhe Bradley nisin pushimet e tyre zyrtare si prindër

Irina Shayk është një nga supermodelet më të kërkuara të momentit. Edhe pse tashmë gëzon statusin e nënës, asgjë nuk i venit shkëlqimin dhe bukurinë një femre si ajo. Marrëdhënia e saj me Bradley Cooper u bë më e fortë që pas lindjes së vajzës së tyre në mars. Destinacioni i pushimeve të tyre janë ishujt e Polinezisë Franceze, një vend ku parajsa e tokës takohet me qiellin. Irina është treguar shumë diskrete në postimin e fotove përkrah bashkëshortit të saj, duke na servirur vetëm disa ku shfaqej një pjesë e saj pranë natyrës së mrekullueshme që e rrethon. Por stilistja Diane Von Fursteberg ka postuar një foto ku çifti shfaqej më i lumtur se kurrë!