Tashmë nuk hezitojnë më asnjë moment ta shprehin hapur dashurinë e tyre. Klea Huta dhe Elgit Doda janë kthyer në një nga çiftet më të dashur për publikun. Kantautori simpatik feston sot ditëlindjen dhe Klea e ka uruar publikisht, si asnjëherë tjetër, me fjalët më të bukura. “Faleminderit që ekziston. Gëzuar ditëlindjen”-shkruan bukuroshja zeshkane e ekraneve shqiptare. Me siguri të dy ndihen shumë me fat që kanë njëri-tjetrin në jetën e tyre.