Që nga dita kur u bë nuse e familjes mbretërore, ish-aktorja Meghan Markle duhet t’i përshtatet rregullave dhe kodeve etike që ai status të imponon. Prej tre ditësh Meghan duket se është ‘zhveshur’ nga petku i të qenurit një femër mondane dhe i është dorëzuar komoditetit që të dhurojnë një palë streçe dhe një bluze e lirshme.
Këto pamje janë shkrepur nga një udhëtim tre ditor që ajo ka realizuar në Kanada pa bashkëshortin, për të takuar mikeshën e saj, Jessica Mulroney.
Pamjet nga këto ditë që Meghan ka qëndruar në Toronto janë të pakta, pasi familja mbretërore nuk ka dashur që t’i bëheshin foto dukeshës gjatë kësaj kohe.\revistawho.com