• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Më shumë më kanë pritur dhe jam penduar”, Redon Makashi ndan këto detaje nga jeta e tij private

Artisti i njohur i skenës shqiptare, Redon Makashi ka qenë ditën e sotme i ftuar në programin e së dielës në ekranin e ‘Top Channel’.

Këngëtari i është përgjigjur pyetjeve ngacmuese të gazetarit, Ervin Kurti, por dhe ka treguar se çfarë mësimesh ka marrë nga kjo karantinë. Redoni ka pohuar se kjo periudhë dhe ajo e tërmetit e kanë bërë të kuptojë më shumë se të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe se ritmi i mënyrës së jetesës duhet ulur.

Gjatë intervistës, Redoni tregoi dhe një kujtim të veçantë nga karriera e tij, kur i është dashur të ngelet pa asnjë lekë në Tetovë të Maqedonisë që kënga për të cilën po punonte, të dilte siç duhej.

Makashi nuk i shpëtoi dhe pyetjeve rreth jetës private, kur tregoi se i është dashur më shumë të lërë ta presin gjithë kohës, por tashmë është penduar për këtë fakt./revistawho.com