• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Më recitonte poezi nga telefoni”, Anxhela Peristeri dhe Klajdi Haruni zbulojnë lidhjen e ngushtë në fëmijërinë e tyre

 

Këngëtarët korçarë Klajdi Haruni dhe Anxhela Peristeri ishin pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku treguan se si  po i kalojnë këto ditë izolimi në shtëpitë e tyre.

Gjatë bisedës teleshikuesit mësuan që dy këngëtarët janë rritur bashkë, madje kanë edhe miqësi familjare, pasi prindërit e tyre kanë punuar bashkë.

Babai i Klajdit zbuloi se i biri dhe Anxhela flisnin me orë të tëra përmes telefonit fiks kur ishin fëmijë, aq sa një herë fatura kishte shkuar 320 mijë lekë të vjetra.

Kjo histori shkaktoi shumë të qeshura, derisa Anxhela sqaroi se asokohe, Klajdi i recitonte poezi nga telefoni, ndaj biseda nuk kishte fund.

Pas këtij momenti Haruni dhe Peristeri nisën të këndojnë serenatat korçare të cilat krijuan një atmosferë mjaft pozitive në studion e ‘Ftesë më 5’ dhe me siguri në shtëpitë e çdo teleshikuesi./revistawho.com