Sot është një ditë e veçantë për Kastro Zizon pasi djali i tij i tretë Dante feston ditëlindjen e tij të parë. Me këtë rast Kastro na ka prezantuar për herë të parë me vogëlushin duke mos ia mbuluar portretin ëngjëllor siç ka vepruar më parë.
“Sot është ditëlindja jote e parë bir dhe ma bën këtë ditë më të lumturën në botë. Erdhe në kohë të vështira por me rrezatimin tënd hyjnor ndryshove çdo gjë dhe solle një copë parajse në këtë botë të trazuar. Ta do babi qenien Dante”-shkruan Kastro, i cili ka edhe dy fëmijë të tjerë, Dankan, 14 vjeç dhe Nia, 9 vjeç.