Gjigandi ‘Digitalb’ ka qenë gjithmonë pranë familjeve shqiptare që në fillesat tij. Kompania mori jetë nga një ëndërr e madhe dhe që prej asaj dite, ndjesia e të parit televizor nuk ka qenë më e njëjta. Sot, pas 15 vitesh nga lançimi, ‘Digitalb’ feston dhe bashkë me të e gjithë Shqipëria.
Por si kanë ndryshuar gjërat në 15 vite me ‘Digitalb’? Dimë të themi se teknologjia ka avancuar dhe kompania e njohur ka qenë gjithmonë e para që ka sjellë risitë tekologjike në vendin tonë, por ky 15-vjetor i dedikohet familjes, jetës së përditshme, asaj që ne njerëzit e thjeshtë përjetojmë.
Pikërisht kjo ka qenë baza e spotit të ri dedikuar përvjetorit të ‘Digitalb’. Ledion Liço, drejtori kreativ i tij, ka zgjedhur mënyrën më të bukur për të treguar se si kompania është rritur bashkë me familjet që e kanë pjesë të përditshmërisë. Në spotin 2 minutësh tregohet historia e një familjeje të thjeshtë shqiptare që jeton me ‘Digitalb’ që nga 15 korriku 2004 dhe deri sot. 15 vite që kalojnë sa hap e mbyll sytë, 15 vite ndryshime në familje, 15 vite ‘Digitalb’.
Pas kaq shumë vitesh në tregun shqiptar, kompania e njohur vazhdon të ketë të njëjtin synim, të jetë pranë njerëzve, t’i dedikohet atyre, të rritet bashkë me ëndrrën që e krijoi. /revistawho.com