Personazhe të njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar kanë zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojnë duke shijuar rrezet e diellit pranë detit apo pishinave.
Duke shijuar verën dhe temperaturat e larta të saj, vajzat kanë ndarë një sërë fotosh tërheqëse me bikini duke treguar se pushimi i ditës së dielë i ka gjetur kështu.
Me siguri në javët në vazhdim, shumë personazhe të tjerë do të veprojnë po njësoj pasi sezoni turistik ka filluar tashmë dhe shumë kanë zgjedhur vendet më të bukura të bregdetit jon ose adriatik për ta kaluar verën 2020.
Nëse jeni në mëdyshje si të pozoni e çfarë modelesh të rroba banjove ju duhen, hidhini një sy fotove të mëposhtme:/revistawho.com