Vesa Luma ka publikuar një video me një nga interpertimet më prekëse të saj dhe ja ka dedikuar të atit që është ndarë nga jeta prej vitesh dhe e kujton kështu: “Sikur të ishe me ne të shihje nipat e mbesat që po rriten shpejt, e që nuk patën fatin ta takojnë gjyshin e tyre. Nuk e di kush e ka shpik fjalinë ‘koha shëron plagët’, por nuk ka lidhje me realitetin. Më mungon babi”, shkruan ajo.
Personazhet publikë nuk i ka rezistuar dot dhimbjes së humbjeve kaq të mëdha. Edhe Rudina Dembacaj, Luana Vjollca, Beatrix Ramosaj, apo Afërdita Dreshaj, të cilat kanë humbur babain në moshë të re shpesh bëjën postime që prekin ndjekësit e tyre me fjalët e përzgjedhura./revistawho.com