• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me performancën e fundit në festivalin e ‘RTSH-së’, Elvana Gjata i dedikon këto fjalë Albi Nakos në ditën e lindjes

Ditën e sotme këngëtarja e dashur e publikut shqiptar, Elvana Gjata ka zgjedhur të publikojë një pjesë të koreografisë së përgatitur posaçërisht për performancën e saj në festivalin e ‘RTSH-së’ me këngën ‘Me tana’, për të uruar publikisht Albi Nakon në ditën e lindjes.

“Gëzuar ditëlindjen mjeshtër. Jam mirënjohëse për punën e palodhur e plot jetë e kreativitet që jep. Faleminderit. Nuk mund të pres për të radhës”, ka shkruar Gjata krah videos së publikuar në ‘Instagram’, duke lënë të kuptohet se shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri muzikor.

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar artistja reagoi publikisht lidhur me zhurmën që u shkaktua në rrjet nga vendimi i jurisë së festivalit të fundvitit. Elvana theksoi se përtej të gjithave është e lumtur që kënga e saj u dëgjua dhe kërcye nga të gjithë./revistawho.com