Edhe pse kemi ardhur në një kohë ku veshjet nuk kanë gjini, ku femrat mund të vishen me pantallona “boyfriend” apo bluza të gjera, përsëri kur vjen puna tek veshja fansat tregohen të ashpër. Këtë rradhë në shenjestër të kritikave ka qenë Justin Bieber i cili u fotografua nga paparacët i veshur me një peliçe moderne dhe me çizme me pak takë. Por mesa duket fansat nuk janë mësuar ta shohin këngëtarin të veshur kështu. Edhe pse veshja e tij dukej shumë normale kishte nga ata që komentonin se ai kishte veshur peliçe femrash. Të tjerë komentonin çizmet e tij dhe xhinset e ngushta. Justin ka qenë gjithmonë në vëmendjen e mediave për skandalet e tij, por që të merrte vëmendjen edhe për një veshje normale nuk na shkonte mendja./revistawho.com